Nesër hapet Fakulteti i Sigurisë Publike

14.10.2014

Vushtrri, 14 tetor  2014 – Nesër në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbahet Ceremonia e fillimit të vitit të parë akademikë 2014/2015, për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.

Akademia tani më ka pranuar 69 studentë në vitin e parë të programit studimor  Bachelor në fushën e sigurisë publike për të gjitha agjencitë (oficerëve të zbatimit të ligjit).

 Ky program studimor, është akredituar nga Agjencia e Akreditimit, është rezultat i projektit dy vjeçar të binjakëzimit “Përmirësimi i arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike”, i financuar nga Komisioni Evropian. 

Në ceremoninë e hapjes pritet të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Kryeprokurori i Shtetit Zoti Sylë Hoxha, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Zoti Shpend Maxhuni, drejtues të Agjencive të Sigurisë Publike si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. 

Ceremonia e hapjes bëhet me  15.10.2014  në ora 10:00. Ftohen mediat të marrin pjesë.