Shtyhet fillimi i studimeve në Fakultetin e Sigurisë në Akademi
Vushtrri, 30 shtator - Viti i ri akademik 2014/2015 i paraparë të fillojë më datën 01.10.2014 shtyhet për datën 15.10.2014. Kështu është marrë vendim sot në takimin e Këshillit të Fakultetit të Sigurisë Publike të mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Afati i fillimit të ligjëratave është shtyrë për shkak të disa çështjeve teknike.
Ndryshe në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike pritet të fillojnë studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike.