Zëvendës komandanti në largim i KFOR-it, Gjeneral Brigade Wessely vizitoi Akademinë

29.09.2014

Vushtrri, 26 shtator 2014 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot e vizitoi një delegacion nga KFOR-i, i përbërë nga zëvendës komandanti në largim i KFOR-it, Gjeneral Brigade Anton Wessely, zëvendës komandanti në ardhje i KFOR-it, Gjeneral Brigade Anton Waldner dhe tre oficerë austriakë.
Delegacioni nga KFOR-i u prit nga drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i Akademisë.
Smakiqi gjatë këtij takimi e informomi delegacionin me proceset e rëndësishme e në theks të veçantë lidhur me hapjen e Fakultetit të Sigurisë në Akademi nga tetori i këtij viti.
Drejtori Smakiqi falënderoi  të gjithë partnerët ndërkombëtarë për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë, partneritet që ka ngritur primatin e Akademisë  edhe në rrafshin ndërkombëtarë.
“KFOR-i është i gatshëm të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për Akademinë edhe në të ardhmen në ngritjen sa më profesionale në realizimin e misionit të sajë”, theksoi zëvendës komandanti në largim Gjeneral Brigade Wessely.
Gjithashtu ai theksoi se  KFOR-i do të vazhdojë misionin e vet për të kontribuuar për një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes në mënyrë të vendosur, të matur dhe të paanshme në tërë Kosovën.
Në funde të takimi Smakiqi falënderoi për punën e bërë zëvendës komandantit në largim të KFOR-it, Gjeneral Brigade Wessely, ndërsa  zëvendës komandantit në ardhje të KFOR-it, Gjeneral Brigade Waldner i uroi suksese në misionin e ri.