Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës

04.09.2014

Vushtrri 04 shtator 2014 –  Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri mbajti sot takimin e tetë të radhës  në të cilin morën pjesë, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili njëherit është edhe kryesues i bordit, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Nazmi Iballi, u.d i Kryeprokurorit të Shtetit Syl Hoxha, anëtarët tjerë të bordit,  Fitim Shishani,  Lulzim Rafuna, Fadil Kodra, Shemsi Hajrizi, Metie Ademi si dhe bashkëpunëtor ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.

Gjatë këtij takimi u shqyrtuan pikat të cilat ishin në rënd dite  mbi zhvillimin e konkursit të pranimit te studentëve në programin Bachelor,  propozim ndryshimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet Bachelor për vitin akademik 2014/15 si dhe vështrim i përgjithshëm i procesit të studimeve Bachelor për Institucionet e Sigurisë Publike.

Duke analizuar kushtet që ka Akademia si dhe ofrimin e trajnimeve drejtori Smakiqi u shpreh se procesi i studimeve do të filloj me kohë dhe se Akademia ka bërë të gjitha përgatitjet që nga tetori të fillojnë studimet për gjeneratën e parë të studimeve të sigurisë.

Ndërsa përfaqësuesit e bordit të Akademisë përgëzuan stafin për punën dhe përkushtimin e bërë deri më tani rreth hapjes së Fakultetit të Sigurisë.