Rafuna vizitoi Akademinë

08.08.2014

Vushtrri, 08 gusht 2014 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës per Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna.

Drejtori Smakiqi njoftoi drejtorin Rafuna me procesin e pranimit të studentëve në vitin e parë të studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike, i cili pritet të filloi punën me gjeneratën e parë nga një tetori i këtij viti.  “Trajnimet e personelit të Doganës së Kosovës të cilat zhvillohen në Akademi, do të jenë të vazhdueshme, meqenëse ato ndikojnë drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe efikasitetin  e shërbimit”, tha Smakiqi.

Ndërsa drejtori Rafuna përgëzoi Akademinë për përgatitjet rreth fillimit të vitit të parë akademik në Fakultetin e Sigurisë Publike si dhe vlerësoi lart punën dhe bashkëpunimin e të gjitha agjencive të sigurisë publike në AKSP.

Drejtorët u dakorduan edhe për trajnimin afatgjatë, me qëllim të licencimit të të punësuarve në agjencitë e shpedicionit i cili organizohet nga Doganat e Kosovës.

Ndryshe Dogana e Kosovës është njëra prej gjashtë agjencive të sigurisë publike, hisedarë e Akademisë, e cila zhvillon trajnimet dhe arsimin e lartë në AKSP.