Në Akademi u mbajt provimi pranues
Vushtrri, 05 gusht 2014 - Më shumë se 200 zyrtarë të agjencioneve të sigurisë publike iu nënshtruan provimit pranues në vitin e parë akademik 2014/2015, në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Të drejt aplikimi kanë pasur të gjithë ata zyrtarë që janë të punësuar në Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensionine Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimin Sprovues të Kosovës dhe Inspektorati Policor të Kosovës.
Fakulteti i Sigurisë Publike këtë vit ka hapur dyert për 65 studentë të cilët do ti vijojnë studimet në fushën e sigurisë.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Fakulteti i Sigurisë Publike, në vitin e parë të studimeve, për vitin akademik 2014/2015 do të regjistrojë 65 sipas kuotës së përcaktuar në drejtimet e programit të studimit bachelor në sigurinë publike, siç janë drejtimi policor, doganor, menaxhimi emergjent, korrektuese dhe sprovues.
Ndryshe në Fakultetin e Sigurisë Publike studimet bachelor për pjesëtaret e agjencive të sigurisë publike ofrohen falas dhe pa shkëputje nga puna.