Kadetët e Akademisë Ushtarake nga Ajova vizituan AKSP-në

24.07.2014

Vushtrri, 24 korrik 2014 – Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti sot në takim kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për se afërmi me aktivitetet dhe trajnimet që zhvillohen në Akademi.
 Drejtori Smakiqi gjatë takimit i informoi kadetët për historikun e Akademisë. Po ashtu kadetët u njoftuan edhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon institucioni ynë.
 Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës dhe vlerësoi lartë kontributin e tyre që kanë dhënë në ndërtimin dhe ngritjen e institucioneve të sigurisë e në veçanti për Akademinë.
 Ai tha se bashkëpunimi dhe ndihma e  SHBA-ve është e nevojshme për vendin tonë, ndërkohë shfaqi shpresën se bashkëpunim me SHBA-të do të vazhdojë edhe me tutje.
Ndërkaq kadetët  ushtarak nga  Shtetet e Bashkuara të Amerikës u interesuan rreth trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi. Po ashtu ata shfaqen interesimin e tyre edhe rreth bashkëpunimit mes AKSP-së dhe Akademive tjera ushtarake dhe policore.