Ekspertët e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës vizituan AKSP-në
Vushtrri, 22 maj 2014 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot qëndroi ekipi vlerësues nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës vizitë kjo e cila kishte për qëllim mbledhjen e informacioneve në teren për akreditimin e programit akademik në Fakultetin e Sigurisë Publike në AKSP. Ekspertët u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqin si dhe me stafin akademik të Akademisë.
Vizita e faktmbledhëse të ekspertëve ishte e fokusuar në temat që kanë të bëjnë me: misionin, organizimi dhe menaxhmenti, personelin, financa, plani zhvillimor, menaxhimin e cilësisë, ndërkombëtarizimi, ndërsa në takim me personelin akademik ekspertët u fokusuan në temat kurrikulave, mësimdhënia dhe hulumtimi.
Gjatë kësaj vizite faktmbledhëse, ekspertët u njoftuan edhe me objektet përkrahëse të programit studimor duke përfshirë bibliotekën, sallën e mësimit, sallat ku do të zhvillohen studimet zyret e mësimdhënësve si dhe me gjithë infrastrukturën që posedon Akademia.
Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), me datë 07.12.2012 i është drejtuar Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KKC) me kërkesë që Akademia ti nënshtrohet procesit të akreditimit. Me datë 7 dhjetor 2012, KKC në takimin e saj merr vendim dhe i kthen Akademisë përgjigje aprovuese të kërkesës saj për të ju nënshtruar vlerësimit vetëm në nivel të programit të studimit.
Në ekipin faktmbledhës të ekspertëve të akreditimit të pranishëm ishin prof. dr. Reinhard Meyers nga University of Muenster (DE) dhe prof. dr. Thomas Feltes nga Ruhr-University Bochum (DE)
Ekipin e ekspertëve ishte i shoqëruar nga Basria Muja drejtor në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.