Profesorët e universiteti Utah Valley vizituan Akademinë
Vushtrri, 7 maj 2014 - Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti sot në takim një delegacion të universiteti Utah Valley nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vizita e delegacionit të kryesuar nga profesor John Fisher, kishte për qëllim që të njihen me procesin e arsimimit si dhe shkëmbimin e përvojave mes universitetit Utah Valley dhe AKSP-së.
Drejtori Smakiqi informoi delegacionin për historikun e Akademisë, për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon institucioni ynë.
Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës dhe vlerësoi lartë kontributin e tyre që kanë dhënë në ndërtimin dhe ngritjen e institucioneve të sigurisë e në veçanti për Akademinë.
Bashkëpunimi dhe ndihma e SHBA-ve është e nevojshme për vendin tonë, tha Smakiqi duke shtuar se bashkëpunim me SHBA-të do të vazhdojë edhe me tutje.
Ndërkaq delegacioni në fjalën kanë shprehur interesimin e tyre për zhvillimin e trajnimeve në AKSP. Njëkohësisht ata shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim.