Tabur vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri 28 prill 2014 - Një delegacion i lartë i Akademisë së Shkencave të Sigurisë nga Estonia i kryesuar nga rektori, Lauri Tabur, vizitojë sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi.
Qëllimi i vizitës ishte njoftimi më për se afërmi me rrjedhat dhe zhvillimet mësimor në Akademi. Drejtori Smakiqi e njoftoj delegacionin për zhvillimet e AKSP-së, operacionalizimin, kapacitetet, trajnimet etj.
Po ashtu, drejtori Smakiqi shprehu edhe falënderimin për mbështetjen dhe përkrahjen që Estonia i ka dhënë Akademisë gjatë procesit të projektit të binjakëzimit për ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit dhe atë të sigurisë.
Drejtori Smakiqi u shpreh i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit të deritanishëm mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë së Shkencave të Sigurisë nga Estonia.
Gjatë takimit të përbashkët të dyja palët ai i AKSP-së dhe delegacioni nga Estonia bënë prezantim për të arriturat e AKSP-së, rrjedhojën e projektit të binjakëzimit.
Delegacioni i lartë i ASHS-së nga Estonia u shprehen të kënaqur me të arriturat e AKSP-së, njëkohësisht shprehen gatishmërinë për bashkëpunim.