Smakiqi priti një delegacion nga Bashkimi Evropian
Vushtrri, 05 dhjetor 2013 Një delegacion i Bashkimit Evropian, i përbërë nga 50 persona i kryesuar nga Stock Churtof vizitoj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi.
Duke falënderuar Bashkimin Evropian që përmes projekteve të ndryshme po ndihmon Kosovën, drejtori Smakiqi ka folur për projektin e binjakëzimit i cili është i financuar nga Komisioni Evropian në Kosovë.
Smakiqi e informoi delegacionin se projekti në fjalë ka të bëjë më përmirësimin e arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike.
Pos tjerash drejtori Smakiqi e informoi delegacion edhe për trajnimet, aktivitete, misionin e Akademisë. Ai foli edhe për procese të rëndësishme të cilat ka kaluar AKSP-ja nga themelimi e deri më tani.
Ndërkaq të pranishmit shprehën interesimin e tyre për trajnimet e specializuara, të avancuara si dhe për çështjet të ndryshme që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë
Në fund të takimit Smakiqi falënderoi delegacionin dhe të gjithë partneret ndërkombëtar për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës e në veçanti për Akademinë.
Delegacioni përmban zyrtarë nga Sektori i Bashkëpunimit dhe i Financave në Zyrën e BE-së në Kosovë.