Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës
Vushtrri, 29 tetor 2013 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi sot priti në vizitë zyrtare rektorin e Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina Ibrahim Gashi, ku edhe me këtë rast nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i bashkëpunimit në mes Akademisë dhe Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi falënderoi rektorin Gashi për gatishmërinë për bashkëpunim duke theksuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Universitetin e Prishtinës është i një rëndësie të veçantë sepse siç tha ai do të ndihmoi në funksionalizimin e arsimit të lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sidomos në angazhimin e personelit akademik të Universiteti të Prishtinës në ligjërimin e lëndëve të njëjta me lëndët e njësive akademike të UP-së si dhe sipas nevojës në përzgjedhjen e personelit akademik të AKSP-së.
Ndërsa rektori i Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi theksoi se me kënaqësi ka pranuar bashkëpunimin me Akademinë në ngritjen e nivelit të arsimimit të lartë për agjencionet e sigurisë publike duke pas parasysh të arriturat e këtij institucioni dhe vizionin e sajë për të ardhmen.
Hapja e Fakultetit të sigurisë në Akademi është mjaftë më rëndësi edhe për vet shtetin e Republikës së Kosovës sepse siguria është komponentë kyçe e një shteti demokratikë, tha rektori Gashi.