Diplomoi gjenerata e 45-të e Policisë së Kosovës

18.10.2013

Vushtrri, 18 tetor 2013  -  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike diplomuan njëqind e tridhjetë e një kadetë të Policisë së Kosovës, katërmbëdhjetë kadetë të Inspektorati Policor të Kosovës. Po ashtu  në Akademi u graduan më gradën e togerit nëntëdhjetë e gjashtë zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Fitim Shishani, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës  Lulzim Rafuna përfaqësues nga ICITAP, OSBE dhe KFOR-i.

Ministri i Punëve të Brendshme Bajrami Rexhepi duke iu uruar të sapo diplomuarve suksese në punë, tha se misioni i ministrisë është që të kujdeset për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në përgjithësi.
Më këtë rast ministri Rexhepi ka përmendur se Komisioni Evropian në raportin e progresit për vitin 2013 ka vlerësuar pozitivisht çështjen e sigurisë dhe sundimin e ligjit në vend.

Ai tha se Policia e Kosovës përgjatë këtyre viteve ka mbetur shtylla më e fortë në luftimin e krimit të organizuar duke ofruar kështu kontribut të çmueshëm në procesin e liberalizim të vizave dhe integrimit evropian të vendit.

“Policia e Kosovës është dëshmia më e mirë që Kosova mund të ndërtoj institucione të sigurisë dhe zbatimit të ligjit të cilat garantojnë përfaqësim afirmativ të komuniteteve pakicë në hapësirë të mjaftueshëm për përfaqësim gjinor”, tha Rexhepi

Ministri tha se policia gjithmonë ka qenë dhe do të mbetët në shërbim të qytetarëve në të gjithë territorin e saj.

Ndërsa sa i përket gradimit të nëntëdhjetë e gjashtë zyrtarëve policor ministri u shpreh se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë avancimin e mëtutjeshëm të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha polica është mbrojtëse e të drejtave individuale dhe publike, respektues të rëndit dhe ligjit në gjithë Republikën e Kosovës.

Maxhuni tha se ndërtimi i institucioneve të zbatimit të ligjit në frymën e institucioneve përfaqësuese, llogaridhënës dhe demokratike është vizioni i tyre  për avancimin për një jetë më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët

“Edukimi dhe trajnimi në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ka krijuar mundësin që sot të kemi zyrtarë policor të PK-së dhe IPK-së, të trajnuar sipas standardeve dhe praktikave më të larta ndërkombëtare të zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, theksoi Maxhuni.

Maxhuni tha se sundimi i rendit dhe ligjit sot është një parakusht esencial në të gjitha aspektet e shoqërisë garantues të së cilës siç tha ai duhet të jenë edhe të sapodilomuarit. Më këtë rast Maxhuni tha se gradimi i 96 rreshterëve me gradën e togerit tregon një zhvillim dhe ngritje të kapaciteteve policore si dhe marrje të përgjegjësive shtese në realizimin e detyrave dhe autorizimeve policore. Ai ka ftuar Policinë e Kosovës që të ofrojnë zbatim të ligjit në Kosovë në mënyrë profesionale.


Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi fillimisht ka uruar kadetët për diplomimin e tyre.

“Me punën dhe përkushtimin tuja ju keni fituar epitetin e parë; jeni model i kadetëve të mire”, tha Smakiqi. Smakiqi tha se Akademia tani më është qendër e fort e të gjitha llojeve të trajnimit me bashkëkohore për të gjitha Agjensionet e Sigurisë Publike.

Smakiqi tha ngritja e cilësia të trajnimeve dhe arsimimi i lart është puna e përditshme e Akademisë dhe partnerëve tanë, ICITAP-it, OSBE-së dhe së fundi Komisionit Evropian ku përmes Projektit të Binjakëzimit në përmirësimi e arsimit në sektorët e sigurisë dhe rendit publik. Në fund Smakiqi tha se Akademia do të vazhdoj të  ofroj trajnime të vazhdueshme dhe arsimim bashkëkohor.

“Urimet më të sinqerta për suksesin e arritur në testin përfundimtar. Qytetarët me padurim presin inkuadrimin e juaj në Policinë e Kosovës dhe radha është e juaja, të dëshmoni shkathtësitë dhe diturit që i keni arritur në Akademi.”, tha Smakiqi.

Diplomimin e gjeneratës së 45 të Policisë së Kosovës si dhe diplomimin e 14 kadetëve të Inspektoratit Policor të Kosovës e ka përshëndetur edhe Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Fitim Shishani.

Shishani tha se IPK ka kryer dhe vazhdojë të kryej detyrat e saj më mënyrën më efikase.