Në AKSP u mbajt takimi i gjashtë i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit

09.10.2013

Vushtrri, 09 tetor 2013 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt takimi gjashtë i Komiteti Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, gjatë së cilit u bënë vlerësimi  i ecurisë së këtij projekti për tre mujorin e fundit. Gjatë këtij takimi u prezantua puna e deritashme e bërë nga ekspertet ndërkombëtarë si dhe bashkëpunëtoret vendor në realizimin dhe implementimin e këtij projekti.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në realizimin e këtij projekti. Smakiqi tha se projekti është shumë i rëndësishëm për të gjitha agjensionet e sigurisë publike në Kosovë. “Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me të gjitha institucionet vendore me Komisionin Evropian si dhe me të gjithë akteret tjerë që ky projekt të përfundoj me sukses”, tha Smakiqi.
Gjatë këtij takimi Smakiqi foli edhe për miratimin e rregulloreve nga Qeveria, Rregullores (QRK)-Nr. 25/2013 Për pagesat e personelit trajnues dhe mësimdhënës si dhe ekspertëve të fushave funksionale dhe Rregullorja (QRK)- Nr. 26/2013 Për arsimimin e lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, të cilat kanë rëndësi të madhe në akreditimin e Akademisë si dhe në hapjen e Fakultetit të Sigurisë nga tetori i vitit 2014.
Kurse udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit, Anti Haikio tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike, është duke punuar në realizimin e një projekti mjaft të rëndësishëm. Ai tha se Akademia tashmë plotëson të gjitha kushtet që sistemi i arsimit këtu  të bëhet në nivel Bachellor.
Po ashtu nga të pranishmit u vlerësuar se, projekti i cili ka për qëllim përmirësimin e trajnimit bazik si dhe krijimin e programit të ri të studimeve të arsimit të lartë në nivel Bachellor, është drejt finalizimit.