Delegacioni i BALLPEK-ut vizitoj Akademinë

25.09.2013

Vushtrri, 24 shtator 2013-  Një delegacion nga vendet e ndryshme të Ballkanit të cilët janë pjesëmarrës të konferencës së Trajnimeve Policore të Vendeve të Ballkanit  “BALLPEK”, vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi.
Më këtë rast drejtori Smakqi së bashku me delegacioni e BALLPEK-ut morën pjesë në paradën e mëngjesit të kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës, Inspektoratit dhe Shërbimit Korrektues e cila organizohet çdo ditë. Smakiqi në fjalimin e tij i ka uruar kadetët për rezultatet e tyre pozitive.
Tutje gjatë takimit delegacioni në fjalë u informua nga drejtori Smakiqi për proceset e rëndësishme në të cilat po kalon Akademia, për zhvillimin e trajnimeve si dhe për Projektin e Binjakëzimit të Komisionit Evropian i cili ka për mision ofrimin e arsimimit të lartë për agjencionet e sigurisë publike në vend.
Ai gjatë prezantimit të tij theksoi se bashkëpunimi me vendet e rajonit dhe më gjerë është shumë i nevojshëm  për të gjitha akademitë. Duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim drejtori Smakiqi e informoj delegacionin se në AKSP nuk trajnohen vetëm pjesëtarët e sigurisë publike nga Kosova, por edhe pjesëtarët e sigurisë publike nga vendet e rajonit dhe me gjerë.

Ndërkaq delegacioni i konferencës së Trajnimeve Policore të Vendeve të Ballkanit  “BALLPEK”, falënderuan drejtorin për pritjen e bërë, ndërkohë u shprehen  të gatshëm që bashkëpunimi në fushën e sigurisë, sidomos atë që ka të bëjë më trajnime ta vazhdojë edhe me tutje.