U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

16.09.2013

Vushtrri, 16 shtator 2013 – Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot mbajti takimin e tretë të radhës në të cilin morën pjesë kryeprokurori i Shtetit i cili njëherit është edhe kryesues Ismet Kabashi, Ismail Smakiqi drejtor i Përgjithshëm i AKSP-së, Shpend Maxhuni Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shemsi Hajrizi  ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovë, Lulzim Rafuna ushtrues detyre i Doganave të Kosovës,  Metije Ademi drejtoresh e Përgjithshme e Shërbimit Sprovues, Fadil Kodra Kryeshef Ekzekutiv i Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave si dhe Fitim Shishani Kryeshef Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës.
Gjatë këtij takimi u bë prezantimi i të arriturave dhe plani i punës së Institutit të Krimeve Ekonomike. Institut ky i cili që nga qershori me vendim të Bordit të AKSP-së është duke funksionuar në Akademi. Po ashtu bordi në fjalë gjatë takimit ka themeluar grupin punues për rishikimin e standardeve minimale profesionale të programit të trajnimeve bazike të Institucioneve për Siguri Publike.
Përveç tjera Bordi i AKSP-së ka shqyrtuar dhe miratuar edhe raportin gjashtë mujor të punës së Akademisë.

Gjithashtu Bordi gjatë këtij takimi ka diskutuar edhe për çështje të rëndësishme të cilat po kalon Akademia.