Kadetët e Akademisë Ushtarake nga Ajova vizituan AKSP-në

02.08.2013

Vushtrri, 01 gusht 2013 – Kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), konkretisht nga Ajova dhe kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi. Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për se afërmi me aktivitetet dhe trajnimet që zhvillohen në Akademi.
Drejtori Smakiqi gjatë takimit i informoi kadetët për historikun e Akademisë. Po ashtu kadetët u njoftuan edhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon institucioni ynë.
Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës dhe vlerësoi lartë kontributin e tyre që kanë dhënë në ndërtimin dhe ngritjen e institucioneve të sigurisë e në veçanti për Akademinë.
Ai tha se bashkëpunimi dhe ndihma e  SHBA-ve është e nevojshme për vendin tonë, ndërkohë shfaqi shpresën se bashkëpunim me SHBA-të do të vazhdojë edhe me tutje.
Kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke qendëruar në Kosovë konkretisht në kazermat e Forcës së Sigurisë  të Kosovës. SHBA-ja, ka dërguar 30 kadetë dhe instruktor të gjuhës angleze të cilët gjatë qëndrimit në Kosovë do të punojnë me 66 pjesëtarë të FSK-së, më qëllim të zgjerimit të njohurive dhe komunikimit në gjuhën angleze.