Drejtori Smakiqi priti në takim ish - luftëtarët nga Libi
Vushtrri, 29 korrik 2013 Akademia e Kosovës për Siguri Publike është bërë shembull për të mirë, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe jashtë saj, për marrjen e përvojave se si duhet të funksionoj një institucion i sigurisë. Komisioni për Çështje të Luftëtarëve nga Libia i përbërë prej 15 personave të cilën kanë qenë ish - luftëtarë në Libi sot vizituan Akademinë ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi. Qëllimi i vizitës së tyre ishte që të fitojnë përvoja se si duhet të funksionojë një institucion i sigurisë publike. Drejtori Smakiqi e informoi delegacion lidhur me trajnimet, aktivitete, misionin dhe vizionin e Akademisë. Ai foli edhe për procese të rëndësishme të cilat ka kaluar Akademia nga themelimi e deri më tani, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë partneret ndërkombëtar në themelimin e këtij institucioni.
Smakiqi tha se Akademia me punën dhe trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike të të gjitha agjencioneve në vend duke i përfshirë të gjitha komunitet është shembull i tolerancës ndëretnike si dhe i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Drejtori Smakiqi i informoi zyrtarët nga Libia edhe për projektin e binjakëzimit që ka për qëllim themelimin e programit studimor të arsimit të lartë.
Ndërkaq ishluftëtarët libianë u njoftuan më për së afërmi me aktivitetet e Akademisë. Në veçanti shprehën interesin e tyre për trajnimet e specializuara. Ata po ashtu u interesuan edhe rreth programit se si bëhet demobilizimi, çarmatimi dhe riintegrimi i personave ushtarakë dhe inkuadrimi i tyre në institucione.