Përfundoi mandatin e tij në Akademi David Snodgrass

26.07.2013

Vushtrri, 19 korrik 2013 - Në një ceremoni të veçantë të organizuar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike përfundoi mandatin Këshilltari nga ICITAP  David Snodgrass.
Për nderë të punës dhe angazhimit në ngritjen e kapaciteteve të Akademisë si dhe zhvillimin e trajnimeve sa më profesionale për agjencionet e sigurisë në Akademi, David Snodgrass u ftua edhe në paradën e mëngjesit e cila organizohet çdo ditë nga nënkolonel Driton Zabergja Drejtor për Trajnime Mandatore dhe instruktoret pran Akademisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, theksoi se parada sot është e veçantë sepse nga sot David Snodgrass, këshilltarë rezidentë në Akademi nga ICITAP, pas pesë viteve të shërbimit në Kosovë kthehet në vendlindjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Akademia dhe të gjitha Agjencionet e Sigurisë Publike gjithmonë do të jenë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm në mësimet dhe trajnimet që i keni ofruar për zbatuesit e ligjit në Kosovë.
 Ndërsa David Snodgrass tha se ndihet i lumtur dhe i privilegjuar që për këto pesë vite ka shërbyer në Republikës e Kosovës konkretisht për zbatuesit e ligjit e që ka shumë rendësi në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. ICITAP edhe më tutje do të vazhdojë të jetë partner i Akademisë duke dhënë kontributin e sajë në ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimeve tha Snodgrass. Gjithashtu edhe nënkolonel Driton Zabergja falënderoi David Snodgrass për kontributin e dhënë në Akademi si dhe i ka uruar suksese dhe punë të mbarë në vendin e tij.