Në AKSP u mbajt takimi i pestë i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit
Vushtrri, 03 korrik 2013 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt takimi i pestë i Komiteti Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, gjatë së cilit u bënë vlerësimi i ecurisë së këtij projekti për tre mujorin e fundit. Gjatë këtij takimi u prezantua puna e deritashme e bërë nga ekspertet ndërkombëtarë si dhe bashkëpunëtoret vendor në realizimin dhe implementimin e këtij projekti.
Po ashtu nga të pranishmit u vlerësuar se, projekti i cili ka për qëllim përmirësimin e trajnimit bazik si dhe krijimin e programit të ri të studimeve të arsimit të lartë në nivel Bachellor, është drejt finalizimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në realizimin e këtij projekti. Smakiqi tha se projekti është shumë i rëndësishëm për të gjitha agjensionet e sigurisë publike në Kosovë. Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me të gjitha institucionet vendore me Komisionin Evropian si dhe me të gjithë akteret tjerë që ky projekt të përfundoj me sukses, tha Smakiqi.
Kurse udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit, Anti Haikio tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike, është duke punuar në realizimin e një projekti mjaft të rëndësishëm. Ai tha se Akademia tashmë plotëson të gjitha kushtet që sistemi i arsimit këtu të bëhet në nivel Bachellor.
Ekspertet e këtij projekti vlerësuan se bashkëpunimi i mirë me të gjithë partnerët ka bërë që projekti deri në këtë fazë të realizohet në mënyrën ma të mirë të mundshme .