Cena mbrojti titullin e kampionit evropian
Vushtrri, 19 qershor Instruktori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Anton Cena edhe me tutje vazhdon ta mbajë titullin e kampionit evropian në judo.
Ai gjatë garave të mbajtura në Parisë të Francës për herë të tretë ka marrë titullin kampion Evrope në kategorinë 66 kg M5.
Luftën e parë kam luftuar me francezin Bournhol i cili është edhe zyrtarisht kampion bote i po kësaj kategorie për vitin 2012 në Amerike. Këtë e munda me ippon, 10 me 0. Pastaj kam pas betejën me kandidatin e dytë francezin të cilin e munda pa vështirësi me ippon, 10 me 0. Ndërsa i treti ishte rusi të cilin po ashtu e munda, tha Cena. Në finale Cena u ndesh me austriakun të cilin po ashtu e mundi 10 me 0 dhe u shpall kampion Evrope.
Ai tha se finalja ishte e lehte për të, dhe pret që edhe garat tjera në judos të fitoj dhe ta zë vendin e parë.
Tani me presin sfidat e radhës dhe atë kampionati botëror për polici që do të mbahet në Dublin të Irlandës ku shpresoj qe edhe atje të bëhem kampion bote për Polici dhe do ta ngriti flamurin shtetëror dhe atë të Policisë së Kosovës, u shpreh Cena
Ai ka falënderuar të gjithë e posaçërisht Policinë e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme për të qenë pjesëmarrës e pastaj edhe fitues në gara.