Instituti i Krimeve Ekonomike tash e tutje do të funksionojë në kuadër të AKSP-së

11.06.2013Vushtrri, 10 qershor – Institutit i Krimeve Ekonomike tash e tutje do të funksionojë në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publik (AKSP), kjo u bë më vendim të Bordit të AKSP-së gjatë një takimi që pati sot në të cilin mori pjesë edhe zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Kelly Degnan dhe zyrtarët e Departamentit të Thesarit Amerikan.
Të gjitha trajnimet që kanë të bëjnë më luftimin e krimit ekonomike do të mbahen në AKSP.
 Qëllimi kryesor i këtij Instituti është përgatitja  e zyrtarëve për luftimin e krimit ekonomik, identifikimin dhe konfiskimin e aseteve, luftimin e shpëlarjes së parave, korrupsionin dhe ikjes së tatimeve.
Zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë Kelly Degnan u zotua se Ambasada do të mbështesë fuqishëm Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në përpjekjet e saj për të luftuar krimet ekonomike. "Këto janë probleme globale dhe Kosova nuk është e përjashtuar, por pasojat janë më serioze këtu në Kosovë. Mangësitë në programin ekonomik për luftimin e krimit bllokojnë integrimin euro-atlantik tuaj, dhe e zvogëlojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës. Këto janë fushata ku Shtetet e Bashkuara janë kryesisht të angazhuara në asistimin e Qeverisë së Kosovës, dhe kjo është arsyeja pse ne duam të ju ndihmojmë qe të luftoni krimet ekonomike” tha Degnan. Drejtori i Drejtorisë së Trajnimeve të Specializuar dhe të Avancuara në Policinë e Kosovës, Akrem Rraci, tha se në kuadër të këtij instituti janë të certifikuar trajnerët nga agjensionet e sigurisë publike, si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Njësia Financiare e Inteligjencës etj.
Rraci tha se këta zyrtarë janë certifikuar nga Departamenti i Thesarit Amerikan.
“Deri me tani këto trajnime janë mbajtur në Prishtinë, ndërsa tash e tutje këto trajnime do të mbahen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga Instituti në fjalë”, tha Rraci.
Rolin kryesor për fuqizimin e Instituti për Krime Ekonomike e ka Departamenti i Thesarit Amerikan.