U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

10.06.2013

Vushtrri, 10 qershor 2013 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot u mbajt takimi i radhës i Bordit, në të cilin morën pjesë kryeprokurori i Shtetit i cili njëherit është edhe kryesues Ismet Kabashi, Ismail Smakiqi drejtor i Përgjithshëm i AKSP-së, Naim Rexha zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, Naim Huruglica drejtor i Doganave të Kosovës,  Resmi Hoxha drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Metije Ademi drejtoresh e Përgjithshme e Shërbimit Sprovues, Fadil Kodra Kryeshef Ekzekutiv i Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave si dhe Fitim Shishani Kryeshef Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës.
Gjatë këtij takimi u miratua Plani Vjetor i Punës së Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për vitin 2013.
Qëllimi i këtij plani vjetor është përcaktimi i hapave kryesorë të cilët i ndërmerr Bordi gjatë këtij viti, me qëllim të kryerjes së përgjegjësive, në mënyrë që nëpërmes vendosjes së standardëve dhe politikave të trajnimit dhe edukimit, pjesëtarët e institucioneve të sigurisë publike të jenë sa më të përgatitur  në mënyrë profesionale dhe sipas standardeve ndërkombëtare të pranuara, që të ju bëjnë ballë të gjitha sfidave në fushën e sigurisë publike.
Ky plan i punës paraqet prioritetet e Bordit të Akademisë dhe jep përmbledhje të aktiviteteve të planifikuara për realizimin e synimeve.