Drejtori Smakiqi u takua me kadetët e rinj të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës
Vushtrri, 19 prill 2013 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës (AKSP), Ismail Smakiqi, të premten u takua me kadetët e gjeneratës së 45 të Policisë së Kosovës si dhe me pjesëtarët e rinj të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK). Gjatë takimit drejtori Smakiqi i inkurajoj kadetët që ta kryejnë detyrën e tyre me ndershmëri, krenari dhe dinjitet, ashtu siç i ka hije një pjesëtari që është i thirru për zbatimin e ligjit në vend. Drejtori Smakiqi gjatë fjalimit të tij tha se AKSP ka bërë gjithçka që ka mundur, në mënyrë që trajnimi themelor të zhvillohet dhe të përfundojë me sukses të plotë. Ai tha se Akademia do të vazhdojë të kontribuoj në trajnimin e zbatueseve të ligjit, respektimit të rëndit dhe sigurisë në vend.
Smakiqi para studentëve ka folur edhe për projektin e binjakëzimit i cili ka për qëllim përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë dhe rendit publik.
Ndjekja e mësimit në AKSP dhe trajnimet që zhvillohen i bën kadetët garantues të respektimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës, tha Smakiqi.