Drejtori Smakiqi u takua me ambasadorin Boja
Vushtrri 15 prill 2013 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u prit nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Arabin Saudite Rexhep Boja.
Ambasadori është shprehur i kënaqur për vizitën e drejtorit Smakiqi duke vlerësuar se pjesëmarrja e Kosovës në konferencën e dytë vjetore të organizuar nga INTERPA është mjaftë e rëndësishme, aq më parë në një konferencë e cila ka të bëjë me fushën e sigurisë publike. Të dyja palët shfaqen shpresën se konferenca do të shfrytëzohet edhe për afirmimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në qarqet e Akademive Policore të Botës.
Ndërkaq drejtori i AKSP-së, Ismail Smakiqi e njoftoi ambasadorin me rrjedhat në Akademi, sidomos me Projektin e Binjakëzimit i cili ka të bëjë me hapjen e Fakultetit të Shkencave të Sigurisë, si dhe Institutit për Hulumtim.
Në takim morri pjesë edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Riad Saimir Bala.