Drejtori Smakiqi ka udhëtuar zyrtarisht në Arabin Saudite
Vushtrri 15 prill 2013 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Riad të Arabisë Saudite, ku është duke marrë pjesë në konferencën vjetore të organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Akademive Policore (INTERPA). Tema kryesore në këtë konferencë është Çështja e edukimit bashkëkohor në polici, trajnimet dhe hulumtimet.
Në këtë konferencë janë duke marrë pjesë 34 vende anëtare të INTERPA-së si dhe vende të reja që janë kandidate për anëtarësim në këtë organizatë.
Drejtori Smakiqi, i shoqëruar nga Avni Istrefi, udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, përveç pjesëmarrjes në sesionet plenare dhe punëtoritë e konferencës, do të takohen edhe më udhëheqësit e Akademive policore të vendeve anëtare të INTERPA-së ku temë diskutimi do të jetë rritja e bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovë për Siguri Publike dhe Akademive Policore që janë anëtare të kësaj organizate. Në konferencë do të mbaj takim Bordi Ekzekutiv si dhe Këshilli i Përgjithshëm i Organizatës INTERPA, ku do të merren vendime, ndër të tjera edhe vendimi për takimin e radhës.