Smakiqi priti një delegacion nga Zyra e Këshillit të Evropës
Vushtrri, 3 prill 2013 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, priti një delegacion nga Zyra e Këshillit të Evropës i përfaqësuar nga udhëheqësi i zyrës, Tim Cartwright.
Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi më për së afërmi me aktivitetet e Akademisë, vizionin, arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të rendit dhe sigurisë publike në Kosovë. Ata u interesuan veçanërisht për çështjet që kanë të bëjnë me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut që kanë ndikim në arsimin dhe trajnimin e agjencive të zbatimit të ligjit.
Në veçanti shprehën interesin e tyre për trajnimet e specializuara dhe avancuara për çështjet si anti-diskriminimi, veprimi kundër korrupsionit dhe kundër shpëlarjes së parave, të drejtat e pakicave, etj.
Drejtori Smakiqi e informoi delegacion lidhur me trajnimet, aktivitete, misionin dhe vizionin e Akademisë. Ai foli edhe për procese të rëndësishme të cilat ka kaluar Akademia nga themelimi e deri më tani, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë partneret ndërkombëtar si OSBE-ja dhe ICITAP në themelimin e kësaj Akademie.
Smakiqi tha se Akademia me punën dhe trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike të të gjitha agjencioneve të sigurisë publike në vend duke i përfshirë të gjitha komunitet është shembull i tolerancës ndëretnike si dhe i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Drejtori Smakiqi i informoi zyrtarët e Këshillit të Evropës edhe për Projektin e Binjakëzimit të Bashkimit Evropian, Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Rendit dhe Sigurisë Publike në Kosovë, që ka për qëllim themelimin e programit studimor të arsimit të lartë në rend dhe siguri publike.
Në fund të takimit Smakiqi falënderoi delegacionin dhe të gjithë partneret ndërkombëtar për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës e në veçanti për Akademinë.