Në AKSP u mbajt turnamenti kombëtar “KOSOVA OPEN 2013”

25.03.2013

Vushtrri 23 mars 2013 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), është duke u mbajtur turnamenti kombëtar i debatit  “KOSOVA OPEN  2013”, i organizuar nga Debate Center në bashkëpunim më Lëvizja FOL e mbështetur edhe nga Fondacion SOROS. Debati i cili zgjatë dy ditë radhazi ka për qëllimi informimin dhe aftësimin e të rinjve rreth mendimit kritik. “Ky turnament si qellim të parë ka krijimin e mundësive për të rinjtë e shkollave të mesme të Kosovës që të zhvillojnë aftësitë e tyre argumentuese, retorike dhe mendimin kritik si parakusht për pjesëmarrjen e tyre në sociale, politike dhe vendimmarrëse”, thanë përfaqësuesit e Debate Center.
Sipas tyre debati gjithashtu do të ndihmoj të rinjtë në fuqizimin e konceptit të shoqërisë së hapur përmes lehtësimit të komunikimit ndërmjet të rinjve nga Kosova me të rinjtë nga vendet e tjera të botës siç është pjesëmarrja në debatin ndërkombëtar “Youth Forum”.