Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion nga SHBA
Vushtrri, 22 mars 2013- Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i udhëhequr nga Carol Perez përfaqësuese e lartë e programit ndërkombëtar të zbatueseve të ligjit dhe luftimit të narkotikëve. Drejtori Smakiqi fillimisht i falënderoi SHBA-të për kontributin e dhënë në ndërtimin dhe zhvillimin e Akademisë. Gjatë këtij takimi Smakiqi e informoi delegacionin për misionin, vizionin dhe procese të rëndësishme të cilat po kalon Akademia. Me këtë rast foli edhe për Projektin e Binajkëzmit, projekt mjaft i rëndësishëm i cili ka të bëjë me përmirësimin e arsimimit dhe trajnimit në sektorin e sigurisë publike.
Ndërsa përfaqësuesja e lartë e programit ndërkombëtar të zbatueseve të ligjit dhe luftimit të narkotikëve, Carol Perez tha se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen.