U mbajt takimi i katërt i Komitetit Drejtues për Projektin e Binajkëzimit

22.03.2013

Vushtrri, 22 mars 2013- Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt takimi i katërt i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit. Në këtë takim u diskutua dhe u prezantua puna e deritashme e bërë nga ekspertet nderkombtarë si dhe bashkëpuntoret vendor në realizimin dhe implementimin e këtijë projekti.
Drejtori i Përgjithshëem i Akademisë, Ismail Smakiqi falenderoi të gjithë bashkëpuntorët për kontributin e dhënë në realizimin e këtijë projekti mjaft me rëndsi për të gjitha agjencionet e sigurisë publike në vend. Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plot me të gjitha institucionet vendore me Komisionin Evropian si dhe me të gjithë akteret tjerë që ky projekt të përfundoj me sukses, tha Smakiqi.
Ndersa udhëheqësi i Projektit të Binajkëzimit, Anti Haikio tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike, është duke punuar në realizimin e një projekti mjaft të rëndësishëm, përmirësimin e arsimit dhe trajnimit në sektorin e sigurisë publike.
Ekspertet e këtijë projekti vlersuan se bashkëpunimi i mirë me të gjithë partnerët ka bërë që projekti deri në këtë fazë të realizohet në mënyren ma të mir të mundshme .