Himberg dhe Tabur mbajtën një ligjëratë në AKSP
Vushtrri 18 mars 2013 Rektori i Kolegjit Policor të Finladës, Kimmo Himberg si dhe ai i Akademisë Policore të Estonisë, Lauri Tabur sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajtën një ligjëratë me temën Nevoja për arsim të lartë në institucionet e sigurisë publike dhe ndikimi i tij në sigurinë publike. Të pranishëm në këtë ligjëratë përveç pjesëtarëve të sigurisë publike ishin edhe menaxhmenti i lartë i AKSP-së si dhe përfaqësuesit e Agjensioneve të Sigurisë Publike.
Duke falënderuar drejtuesit e AKSP-së dhe pjesëtarët e sigurisë për pritjen e bërë, të dy rektorët thanë se AKSP ka arritur një kualitet të lartë dhe një pozicion kredibil të respektueshëm që në një të ardhme të afërt të bëhet me arsimim të lartë sa i përket fushës së sigurisë.
Gjatë ligjëratës rektorët Himberg dhe Tabur vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyera mes Finlandës, Estonisë më Kosovën konkretisht marrëdhëniet mes akademive të këtyre tri shteteve
Duke bërë prezantimin se si funksionojnë kolegjet policore në Finlandë dhe Estonisë të dy rektorët vlerësuan se edhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike është duke krijuar kushte që çdo pjesëtarë i sigurisë publike që trajnohet të jetë i përgatitur në mënyrë profesionale.
Himberg tha se falë arsimimit të lartë Finlanda renditët ndër të parat për nga besueshmëria në fushën e sigurisë. Ai tha se arsim i lartë në institucionet e sigurisë publike është shumë i nevojshëm pasi që kjo ndikon pozitivisht në përgatitjen e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Ndryshe në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është duke vazhduar Projekti i Binjakëzimit i cili ka të bëjë me përmirësimin e arsimit të lartë në sektorin e sigurisë dhe rendit publik.
Projektit i binjakëzimit është i financuar nga Komisioni Evropian, i cili është fituar nga Finlanda dhe Estonia dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës