Në AKSP përfundoj trajnimi “Mirëmbajtjen, riparimin e pajisjeve për detektimin e shkatërrimit të armëve në masë”

23.07.2012

Vushtrri, 20 korrik 2012 – Ambasada Amerikane në Kosovë  për pjesëtarët e Policisë së Kosovës (PK) dhe ata të Forcës së Sigurisë në Kosovë (FSK) ka ndarë sot një donacion të pajisjeve kundër armëve të shkatërrimit në masë, donacion ky me vlerë prej 364 mijë dollarë.  Për këtë Ambasada  Amerikane ka organizuar një trajnim dy ditor gjatë të cilit pjesëtarë e sigurisë  janë aftësuar për mirëmbajtjen, riparimin e pajisjeve për detektimin e armëve të shkatërruar në masë.
Në ceremoninë e shpërndarjes së këtij donacioni e cila u mbajt në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) morën pjesë zëvendësambasadorja e Amerikës në Kosovë Kelly Degnan,  Drejtori i Përgjithshëm në AKSP, Ismail Smakiqi,  zëvendësdrejtori i përgjithshëm në Policinë e Kosovës Dejan Jankoviq, drejtori i Operatives në ministrinë e Forcës së Sigurisë, Imri Ilazi.
Zëvendësambasadorja amerikane Degnan tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe sigurinë e saj.

Më këtë rast përfaqësuesit e PK-së dhe ata të FSK-së vlerësuan lartë dhurimin e këtij donacion si dhe mbajtjen e trajnimit.
 
Ata thanë se për mes këtij trajnimi pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të Forcës së Sigurisë kanë marrë njohuri se si duhet vepruar në rast të ekzistimit të  armëve të shkatërrimit në masë.

Përfaqësuesit e pjesëtarëve të sigurisë publike vlerësuan se përdorimi i pajisjeve si dhe zhvillimi i disa ushtrimeve simulative që janë bërë gjatë trajnimit në AKSP i bënë pjesëtarët që të jenë në nivel të lartë profesional që të përballën me kërcënimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Në fund të pranishmit falënderuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që po i bënë Kosovës konkretisht Forcave të Sigurisë në vend.