Shefi i kabinetit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Shqipërisë vizitoi Akademinë

17.07.2012

Vushtrri, 17 korrik 2012- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në takim shefin e kabinetit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Shqipërisë, Ilo Kleqka. Fillimisht Smakiqi delegacionin e informoi për proceset e rëndësishme të cilat po kalon Akademia, më theks të veçantë foli për projektin e binjakëzimit, projekt i financuar nga Komisioni Evropian, që ka të bë me ngritjen e Akademisë në një institucion të arsimimit të lartë. Smakiqi dhe Kleqka gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit. “Akademia ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në procesin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë jo vetëm me Shqipërinë por edhe me vendet tjera fqinje, përmes ofrimit trajnimeve të përbashkëta”, tha Smakiqi.

Me këtë rast të dyja palët shprehën interesin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë si dhe mundësinë për të përfituar nga eksperienca e të dy Akademive.