Shefi i Komponentës të Policisë së EULEX-it vizitoi Akademinë

30.05.2012

Vushtrri, 30 maj 2012- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës  për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në takim një delegacion nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX, i udhëhequr nga Ole Madsen shefi i komponentës së Policisë.
Smakiqi fillimisht i përshëndeti delegacionin e më pas i informoi me punën, aktivitetet, trajnimet të cilat mbahen në Akademi nga Agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Sprovues dhe Inspektoriati.
Gjithashtu Smakiqi foli edhe për fazat të cilat po kalon tani Akademia si në proceset e akreditimit, certifikimit  si dhe synimet e saj që në një të ardhme te afër të bëhet  me arsimim të lartë,  kryesisht në fushën e sigurisë.
Drejtori Smakiqi falënderoi të gjitha misionet ndërkombëtare për kontributin e dhënë në fushën e sigurisë e në mesin e tyre edhe misionin e Bashkimit Evropian EULEX-in.
Ai shprehu bindjen se Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe  EULEX-i do ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.
Ndërsa shefi i Komponetës të Policisë së EULEX-it Ole Madsen tha se qëllimi i vizitës  në Akademi është të informohen më për se afërmi  me punën, trajnimet  dhe aktivitete që zhvillohen në këtë institucion. Ai tha se bashkëpunimi mes EULEX –it dhe Akademisë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.