Finalizohen gjashtë projekt rregullore

10.05.2012

Vushtrri, 10 maj 2012 – Grupi Punues i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ka finalizuar gjashtë  projekt - rregullore që dalin nga Ligji i AKSP-së.  Gjatë kësaj punëtorie e cila ka zgjatur pesë ditë radhazi janë shqyrtuar këto projekt rregullore; Projekt Rregullorja  për kodin e etikes në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike; për organizimin e brendshëm të AKPS-së dhe sistematizimin e vendeve të punës; për bordin e AKSP-së; për planifikimin e trajnimeve dhe koordinimin e donacioneve për trajnimet e institucioneve të sigurisë publike të cilat organizohen dhe mbahen në AKSP; për ofrimin e trajnimeve dhe shërbimeve për personat privat fizik dhe juridik; si dhe  projekt rregullorja për pagesat e personelit trajnues në AKSP.
Në këtë grup punues përveç zyrtarëve të lartë të Akademisë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë ligjor nga zyra e kryeministrit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë si dhe përfaqësuesit nga katër Agjensionet e Sigurisë Publike. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, ICITAP-it si dhe përfaqësues të projektit të Binjakëzimit, ekspertë të komponentës së parë nga ky projekt nga shteti i Finlandës dhe Estonisë. Këtë punëtori pesë ditore e cila është mbajtur në Shqipëri e ka financuar OSBE-ja.
Tryezën e Punëtorisë e ka udhëhequr Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi.