Drejtori Smakiqi ka marr pjesë në konferencën e parë të INTERPA

03.05.2012

Vushtrri, 03 maj 2012- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi dhe drejtori i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore, Dukagjin Dinaj janë kthyer nga vizita zyrtare në Turqi.
Gjatë kësaj vizite Smakiqi ka marrë pjesë në konferencën e parë vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore, (INTERPA).
Në këtë konferencë të gjitha shtetet pjesëmarrëse kanë prezantuar programet e trajnimeve të akademive mbi trajnimet e Policisë.
Kosova është prezantuar me temën “Sistemi i Trajnimit Policor të Kosovës” ku përmes prezantimeve, diskutimeve dhe takimeve  janë promovuar vlerat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike si dhe puna e mirë e Policisë së Kosovës. Po ashtu gjatë takimeve drejtori Smakiqi tha se është biseduar edhe për çështje të ndryshme siç janë mundësia e rritjes së bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e përvojave mes shteteve anëtare të INTERPA-as.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë 24 shtete themeluese të INTERPA –as, si dhe Akademitë e 22 shteteve vëzhguese.
Asociacionin Ndërkombëtar i Akademive Policore (INTERPA), u nënshkrua në Stamboll me 2  korrik të vitit të kaluar ku edhe Akademia është anëtare e këtij asociacioni.  Asociacioni Ndërkombëtar i Akademive Policore (INTERPA), ka për qëllim të themeloj platformën e komunikimit, bashkëpunimit, shkëmbimit dhe koordinimit të përvojave mes shteteve anëtare me qëllim të luftimit, terrorizmit, kontrabandës, trafikimit me njerëz dhe të gjitha dukurive tjera negative.