Akademia Kombëtare Policore Turke vizitoi AKSP-në

13.04.2012

Vushtrri, 13 Prill – Një delegacion i Akademisë Kombëtare Policore nga Turqia sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi, nga përfaqësuesit e Institucioneve të Sigurisë  Publike në AKSP si dhe nga stafi menaxhues.
Duke iu dëshiruar mirëseardhje, drejtori Smakiqi e ka njoftuar delegacionin për trajnimet që zhvillohen në AKSP si dhe për procesin e akreditimit të Akademisë. Ai po ashtu e ka informuar delegacionin edhe për anëtarësimin e AKSP-së në disa agjensione policore Ndërkombëtare. Me këtë rast Smakiqi ka falënderuar Turqinë për ndihmën e vazhdueshme  që po i bënë Kosovës në gjitha fushat, posaçërisht në fushën e sigurisë.
Gjatë takimit u bisedua edhe për bashkëpunimin konkret midis Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë Kombëtare Policore Turke.
Ndërsa përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në AKSP, nënkolonel Driton Zabërxha, tha se bashkëpunimi në mes të PK-së dhe Policisë së Turqisë ka qenë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.