Komandanti i KFOR-it Erhard Drews vizitoi Akademinë

01.03.2012

Vushtrri, 01 mars 2012 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Erhard Drews.
Erhard Drews u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, nënkolonel Driton Zabërxha dhe menaxhmenti i lartë i akademisë.
Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi delegacionin me aktivitetet dhe trajnimet që po zhvillohen në Akademi. Gjithashtu ai foli edhe për ndryshimet të cilat po bëhen me miratimin e ligjit te ri të akademisë si dhe me projekte të rëndësishme e veçmas me atë të binjakëzimit, projekt i financuar nga Komisioni Evropian dhe qe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.
“Vizita juaj është e një rëndësie të veçante për Akademinë, dhe kjo dëshmon edhe një herë bashkëpunimin e vazhdueshme mes Akademisë dhe  KFOR-it në ngritjen e sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës”, tha Smakiqi.
Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Erhard Drews duke iu drejtuar kadetve të rinjë në fjalimin e tij tha se profesioni i policisë nuk është i lehtë. Ai u tha kadetëve të rinjë se policia duhet të kryej punën në mënyrë profesionale.
“Suksesi i zyrtarëve të Policisë së Kosovës mbeshtetet në dy shtylla krysore, e para është profesionalizmi, në mënyrë që ju të kryeni detyrat e juaja qe iu takojnë si zyrtarë të policisë dhe shtylla e dytë është bësimi i juaj që duhet ta krijoni tek popullata e juaj qoftë, ajo veriore apo jugore dhe kjo mund të arrihet vetëm më angazhim”, tha komandanti i KFOR-it.
Ndërsa përfaqësuesi i Policisë së Kosovës nënkolonel Driton Zaberxha tha se bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it ka qenë dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Ai tha se trajnimi i Policisë së Kosovës në Akademi është duke u bërë me standarde evropiane.
Gjatë kësaj vizitë u organizua edhe para e gjeneratës së 43-të e Policisë së Kosovës.