Përfundoj trajnimi “Kontrollimi i turmave dhe trazirave”

16.12.2011

Vushtrri, 16 dhjetor 2011 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), përfundoi trajnimi për kontrollin e turmave dhe trazirave për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit ishin Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, zëvendës udhëheqës i OSBE-së në Kosovë Edward Paul Joseph, drejtori i Akademisë Ismail Smakiqi, kryetari i komisionit për siguri Ahmet Isufi, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni dhe zyrtar nga institucione të ndryshme. Ministri Rexhepi falënderoi misionin e OSBE-së në Kosovë për ndihmën e vazhdueshme që po japin në realizimin e këtyre trajnimeve, dhe shprehu bindjen se edhe në të ardhmen do të ketë projekte të përbashkëta për pjesëtaret e sigurisë publike. “Trajnimet e këtij niveli kanë një rendësi të veçantë në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës” tha Rexhepi.
Ndërsa zëvendës udhëheqësi i OSBE-së Edward Paul Joseph tha se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me projekte të tilla ti cilat shpresoj dhe besoj se do ti ndihmojnë Policisë së Kosovës në misionin e tyre për ruajtjen e sigurisë së përgjithshme. Rëndësia e këtij trajnimi ishte përmirësimi dhe aftësimi i pjesëtarëve të Policisë se Kosovës për t’iu përgjigjur trazirave dhe demonstratave të mundshme në harmoni me të drejtat e njeriut. Ai u fokusua në teknikat e negociatave dhe të zgjidhjes së problemeve, planifikimin rezervë si dhe në marrëdhëniet me media dhe publikun. Në këtë trajnim kanë marr pjesë 35 pjesëtarë të Policisë së Kosovës  i cili ka zgjatur dy javë dhe është organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë.