Hasani vizitoi QKSPEZH-in

08.12.2011

Vushtrri, 8 dhjetor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës se Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim Ismail Smakiqi, priti në takim kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Kryeshefi Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Hasani, me prioritetet e Qendrës, bashkëpunimin e saj me Akademitë e shteteve tjera si dhe anëtarësimin e Qendrës në Asociacionin i Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA). Smakiqi e njoftoi Hasanin edhe për aprovimin e Ligjit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, emër të cilin do ta mbajë QKSPEZH tani e tutje. “Fillimi i implementimit të këtij ligji, paraqet cilësi të re në jetën e këtij institucioni”, tha Smakiqi.
Kryeshefi Smakiqi foli edhe për  projektin e binjakëzimit, projekt i Komisionit Evropian për QKSPEZH-in, i cili është fituar nga Finlanda dhe Estonia dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.
Ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka përgëzuar menaxhmentin e Qendrës për punën që është duke e bërë.