Cena u shpallë Kampion Evropian në garat Kampionati Evropian për Mjeshtër-Veteran
Vushtrri, 14 nëntor 2011 Anton Cena, instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), i cili në garat ndërkombëtare përfaqëson Shqipërinë, është shpallur kampion evropian në sportin e Judo-së.
Cena zuri vendin e parë në garat e Kampionati Evropian për Mjeshtër-Veteran që u mbajtën nga data 10 deri më datën 13 nëntor në Austri ku morën pjesë 47 shtete të Evropës. Cena tha se ndeshja e parë në këtë garë ishte e lirë, kurse në të dytën Cena priti francezin Jeandenand Christoph të cilin e mundi me Ippon, pra 10 me zero. Në luftën e tretë Cena u takua me fituesin e grupit, austriakun Schmoelzer Hermann, të cilën po ashtu e mundi me ippon pra 10 me zero. Në luftën e radhës Cena u takua me gjysmëfinalistin francezin Garcia Jean-Luc, i cili është edhe fitues i medaljes në kampionatin botëror 2011, të cilin po ashtu e mundi me ippon pra 10 me zero për të arritur në finalen e këtij Kampionati Evropian.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Anton Cena në këtë garë arrita ta mposht kampionin evropian dhe botëror të Judo-se për veteran, rusin Sikoev Yuri, dhe kështu u shpallë kampion evropian i Judo-së. Në këtë garë arrita ta mposhti në finale kampionin evropian dhe botëror të Judo-së për veteran rusin Sikoev Yuri. Për mua kjo fitore ishte një ndjenje tepër emocionuese sepse ta dëgjosh himnin në zëmrën e Evropës dhe të i shikosh të gjithë në këmbë duke e nderuar flamurin tonë kombëtar nuk mund të përshkruhet me fjalë,u shpreh Cena duke e vlerësuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive si një nga momentet më të larta të karrierës së tij. Ai më këtë rast ka falënderuar Policinë e Kosovës që i mundësoi pjesëmarrjen në këtë garë madhështore.