Kryeshefi Smakiqi u takua me zv/udhëheqësin e OSBE-së Joseph

04.11.2011

Vushtrri, 04 nëntor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi mori pjesë në një drek pune ku u takua me zëvendës udhëheqësin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph.
Gjatë takimit temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në QKSPEZH si dhe mundësia e krijimit të kushteve më të mira për trajnuesit. Të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi mes Qendrës dhe OSBE-së të vazhdoj edhe më tutje.
Zëvendës Udhëheqësi Joseph së pari uroi kryeshefin Smakiqi për pozitën e marrë në krye të Qendrës. Ai shprehu gatishmërinë e tij për ta përkrahur QKSPEZH-in në këtë periudhë  të rëndësishme kur do të bëhet zbatimi i ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe shndërrimi i saj në institucion të arsimit të lartë në fushën e sigurisë.
Nga ana e tij kryeshefi Smakiqi falënderoi Edward Joseph për përkrahjen, ndërkohë foli edhe për aktivitetet dhe proceset e rëndësishme në të cilat po kalon Qendra. Të pranishëm në takim ishin edhe Carsten Twelmeier, drejtor i Departamentit për Siguri Publike, Duško Zavisić, zv/drejtor i këtij departamenti, këshilltarët e këtij misioni në QKSPEZH, Nusret Kartal dhe Shpresa Muharremi, Halim Shala, drejtor i Departamentit të Administratës së Përgjithshme dhe Dukagjin Dinaj, drejtor i Departamentit për Trajnim dhe Përkrahje Programore.