Fëmijët parashkollorë të Kopshtit Rroni nga Vushtrria vizituan Qendrën
Vushtrri, 03 nëntor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, sot e vizituan fëmijët parashkollorë të Kopshtit Rroni nga Vushtrria. Fëmijët vizituan objektet e Qendrës dhe hapësirat të cilat trajnohen pjesëtarët e sigurisë publike nga katër agjencionet si Policia, Doganat, Emergjencat dhe Korrektuesit. Fëmijët u takuan edhe me Kryeshefin Ekzekutiv Ismail Smakiqi.
Ata vizituan njërën nga klasat ku zhvillohej mësimi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovë dhe parashtruan pyetje të cilat ishin në interes të tyre. Fëmijët u interesuan edhe për masat që Policia e Kosovës merr për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Fëmijët u ndan të kënaqur më vizitën e tyre në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.