Kryeshefi Smakiqi u takua me Drejtorin e QFP Hamdi Fjora
Vushtrri, 27 tetor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH, Ismail Smakiqi gjatë vizitës zyrtare në Durrës u takua me drejtorin e Qendrës së Formimit Policor (QFP) të Shqipërisë, Hamdi Fjora. Kryeshefi Smakiqi dhe drejtori Fjora gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mundësin e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve për pjesëtaret e sigurisë publike. Me këtë rast drejtori Fjora ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit mes Qendrës së Formimit Policor dhe Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Ndërsa kryeshefi Smakiqi e informoi drejtorin Fjora për të gjitha zhvillimet e fundit në QKSPEZH, si dhe për miratimin e Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), emër të cilin do ta mbajë QKSPEZH në të ardhmen. Smakiqi e siguroi Fjorën për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ICITAP nga Shqipëria dhe Kosova. Gjatë kësaj vizite kryeshefi Smakiqi, ishte i shoqëruar me drejtorin e Departamentit të Administratës së Përgjithshme, Halim Shala dhe drejtorin e Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore, Dukagjin Dinaj.