Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, organizohet Kampi Multietnik për fëmijët e zyrtarëve të Policisë së Kosovës

14.05.2009

Vushtrri, 14 maj 2009 –Më 15, 16 dhe 17 maj të këtij viti në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, Policia e Kosovës në bashkëpunim me organizatën joqeveritare  ‘Terre de Hommes”  organizon  kampin multietnik , për fëmijët e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Në këtë  kamp, i cili përfshinë lojra dhe aktivitete të ndryshme, do të marrin pjesë rreth 120 fëmijë, të moshës 12-14 vjeçare dhe do të përfaqësojnë  të  gjashtë  rajonet e Policisë së Kosovës.
Pjesëmarrës  në këtë kamp do të jenë edhe Trupat Operative Shumëkombëshe-Lindje (Multi-National Task Force-East -MNTF-E), të cilët  do të mbështesin këtë  kamp.
Hapja solemne e këtij kampi, do të bëhet  në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, më 15 maj, në ora 18:30. Të shtunën, përkatësisht më  16 maj në orën 11, fëmijët do të dërgohen në Parkun e Bajgorës ku edhe do të realizohen këto lojra dhe aktivitete.

Ftohen mediat që të marrin pjesë në hapjen solemne të këtij kampi.