OSBE- ja dhuron donacion Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 17 dhjetor 10 - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ( OSBE), sot dhuroi donacion Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.Ky donacion përmbante një veturë Volkswagen golf gjashtë e cila do tu shërbejë pjesëtarëve të sigurisë publike në aftësimin e tyre për vozitje në kushte të vështira atmosferike.
Të pranishëm në ceremoni ishin Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Werner Almhofer. Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës z.Sheremet Ahmeti, drejtori i Departamentit për Siguri pranë OSBE-së z. Carsten Tweinmayer si dhe përfaqësuese tjerë të agjencioneve të sigurisë publike. Ambasadori Almhofer falënderoi Qendrën dhe agjencionet e sigurisë për gatishmërinë që kanë treguar në bashkëpunim të vazhdueshëm. Ai tha se përmes trajnimeve dhe punës së përbashkët, realizohet përpjekja jonë që të gjithë së bashku të ofrojmë një siguri sa më të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.Ky nuk është fundi i donacioneve nga OSBE-ja dhe mbështetja jonë nuk do të mungoj as në të ardhmen, tha ambasadori Almhofer.Ndërkaq Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës për Siguri Publike falënderoi misionin e OSBE-së në Kosovë për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në ngritjen e kapaciteteve që nga themelimi i Qendrës e deri më tani. Nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e OSBE-së për Qendrën e Sigurisë Publike duke dhënë donacione të shumta për ngritjen sa më profesionale të sektorit të sigurisë tha z. Ahmeti.
Qëllimi ynë është që kjo Qendër të marrë karakter regjional në Evropën Jug-Lindore për studime në fushën e sigurisë publike, pasi Qendra i plotëson të gjitha kushtet, gjithashtu kemi pasur edhe shumë pjesëtarë të agjencive të sigurisë publike nga vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi të cilët janë trajnuar në këtë Qendër tha z. Ahmeti. Në fund të kësaj ceremonie Ambasadori i OSBE-së në Kosovë z, Almhofer ju dorëzoi Kryeshefit të Qendrës çelësat e veturës.