Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhuroi mbi 50 doza gjak

10.01.2018Vushtrri  10 janar 2018  – Studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike  në bashkëpunim me zyrtarët e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot në mënyrë vullnetare dhuruan gjak, aksion ky i organizuar nga Këshilli i Studentëve të këtij fakulteti  në bashkëpunim me Dekanin,  menaxhmentin dhe stafin shëndetësor të Akademisë .

Gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademinë janë dhuruar mbi 50  doza gjak, për nevojat  e qytetarëve që paraqiten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

Ekipi mjekësor i Transfuzionit të Gjakut vizituan Akademinë për t’ju  mundësuar studentëve dhe zyrtarëve  që të dhurojnë gjak pa shkëputje nga detyrat dhe aktivitetet e punës.

 Personeli mjekësor thanë se thirrjes për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetarë i janë përgjigjur një numër i madh i studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike, pjesëtarëve të agjencioneve të Sigurisë Publike si instruktorët  policor dhe zyrtarë tjerë të agjencioneve.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi gjatë vizitës së tij tek personeli mjekësor ku grumbullonin gjak u shpreh i kënaqur që Akademia është bërë një shembull i mirë për dhurimin e gjakut.

“Në Akademi dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare organizohet  po thuajse dy herë në vit. Dhurimi i gjakut është një sakrificë  dhe ndihmë e madhe për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për gjak”, tha Smakiqi.

Të kënaqur me dhurimin e gjakun në Akademinë e Kosovë për Siguri Publike u shpreh edhe personeli mjekësor i Transfuzionit të Gjakut,

Ata thane se Akademia është model për institucionet tjera për dhurimin e gjakut në mënyrë vullnetare.

Thirrjes për dhurimin e gjakut iu ka përgjigjur edhe Dekani I Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi. Dekani Gashi u shpreh i kënaqur me gatishmërinë e studentëve për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.