Ismail Smakiqi

Ismail Smakiqi u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) më 28 shtator 2011.

Pasi përfundimit të këtij mandati, z.Smakiqi me datën 01.10.2014 u riemërua Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë edhe për një mandat tre vjeçar. 

Në këtë funksion, pra në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, z Smakiqi është përgjegjës për të siguruar që funksionet e besuara në AKSP të zbatohen si duhet. 

Para marrjes së mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm, Ismail Smakiqi ka kryer detyra dhe funksione të ndryshme në institucione dhe ndërmarrje publike, si dhe në biznesin privat.  

Në periudhën gusht 2010 - shtatorit 2011 ka punuar inxhinier në Telekomunikacionin e Kosovës (TK).

Gjatë periudhës shkurt - nëntor 2008 ka ushtuar funksionin e Shefit të Administratës dhe Personelit në Komunën e Mitrovicës, kurse nga nëntori 2008 deri në janar 2010 ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës. 

Në periudhën qershor 2003 - shkurt 2008 ka punuar në Ndërmarrjen “Linprojekt” në Mitrovicë.

Gjatë periudhës dhjetor 2001 - maj 2003 ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, kurse në periudhën tetor 1999 - dhjetor 2001 ka punuar inxhinier në PKU në TC “Kosova B” në Obiliq.

Ismail Smakiqi u lind më 21 maj 1957 në Mitrovicë. Ka kryer Fakultetin e Teknologjisë në Mitrovicë. Në vitin 1980/81 ka punuar në Gjimnazin e Mitrovicës si mësimdhënës.

Në maj të vitit 1981 është arrestuar dhe dënuar me 3 vjet burg, si pjesëtar i organizatës ilegale LNÇK e themeluar nga Jusuf Gërvalla. Gjatë viteve të nëntëdhjeta (90 – 99) është angazhuar aktivisht në lëvizjet nacionale të kohës.

Jeton në Mitrovicë me gruan, znj. Mevlyde Miftari - Smakiqi – mjeke dhe dy vajzat, Editën dhe Visaren.