Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Bordi i AKSP-së

Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është autoritet i themeluar në përputhje me nenin 17 të Ligjit nr. 04/L-053 për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (i cili  ka hyrë në fuqi në dhjetor/2011) me qëllim të vendosjes së minimumit bazë të standardeve profesionale, politikave që kanë të bëjnë me trajnimet në fushën e sigurisë publike, edukimin e specializuar dhe të avancuar të zyrtarëve të Institucioneve për Siguri Publike.

Bordi është i organizuar në bazë të Rregullores nr. 06/2013 për Bordin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, ku me këtë rregullore përcaktohet përbërja, përgjegjësite si dhe rregullat e punës.

Si i tillë ligjërisht ka qene i themeluar në vitin 2008 edhe me herët me kornizën ligjore te UNMIK-ut, respektivisht Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2008/18 për themelimin e bordit kosovar mbi standardet e sigurisë publike dhe arsimin.

Përbërja e

Bordit

 

 

Anëtarë të Bordit të AKSP-së janë:

 

1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës - Kryesues i Bordit;

2.  Kryeprokurori i Shtetit - anëtar;

3. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës - anëtar;

4. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës - anëtar;

5. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës - anëtare;

6. Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave - anëtar;

7. Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës - anëtar;

8. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike - anëtar pa te drejtë vote.

 

Udhëheqja e Bordit

 

·       Kryesuesi i Bordit zgjidhet me shumicën e votaveanëtarëve me të drejt vote për një periudhë prej një viti. Zgjedhjet do të mbahen në takimin e parë të bordit në fillim të çdo viti kalendarik.

 

·       Në mbledhjen konstituiveBordit të AKSP-së të mbajtur me datë 10.03.2014 është zgjedhëKryesues i Bordit për vitin 2014 – Shpend Maxhuni -  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

 

Takimet e

Bordit

 

Bordi mblidhet çdo tre (3) muaj, por mund të mblidhet edhe më shpesh varësisht nga çështjet e kërkuara për shqyrtim nga Kryesuesi apo me kërkesën e së paku katër (4) anëtarëve të Bordit.

 

Në mbledhjen konstituive të Bordit të AKSP-së të mbajtur me datë 08.04.2013 është vendos orari i mbledhjeve të rregullta të Bordit:

 

-          Mbledhjet e rregullta mbahen të hënën e dytë të muajve mars, qershor, shtator dhe dhjetor.

-          Në rast se dita e mbledhjes është festë zyrtare, mbledhja mbahet në ditën në vijim

 

 

 



 



Sekretaria e Bordit

Sekretaria e Bordit shërben për të organizuar, bashkërenduar, zhvilluar dhe

mirëmbajtur aktivitetet e nevojshme për punën e Bordit.

 

Sekretaria e Bordit detyrat dhe përgjegjësitë i kryen në bazë të Rregullores nr. 06/2013 për Bordin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

 

Përbërja e Sekretarisë:

 

-          Shpend Shabani – Kryesues;

-          Sadat Gashianëtar;

-          Fitim Osmani – anëtar.

 


 

Kontakti:
Adresa:    AKSP - Vushtrri
E-mail:    sekretaria.aksp@rks-gov.net
Tel:         + 381 (0) 28 / 570 - 008 ext. 225