DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME


DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME

 

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë:

 

1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të Akademisë,
asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike, mjekësore dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;

 

1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 

 

1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të Akademisë;

 

1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të Akademisë;

 

1.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;

 

1.6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të Akademisë;

 

1.7. Ofron shërbime logjistike për akademinë.

 

2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.

 

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

 

3.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore;
3.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa;
3.3. Divizioni i Shërbimeve të Përbashkëta;
3.4. Divizioni i Teknologjisë Informative;
3.5. Divizioni i Sigurimit të Hapësirave të Akademisë.

 

4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është tetëdhjetë e gjashtë (86).




Rrahim Rexha

U.d - Drejtor i Departamentit të Administratës së Përgjithshme 

Tel. + 381 (0) 28 590 070

E-mail: rrahim.rexha@rks-gov.net

Adresa: AKSP – Vushtrri